Elena Xhina zyrtarisht pjesë e Parlamentit, KQZ i jep mandatin deputetes së...

Elena Xhina zyrtarisht pjesë e Parlamentit, KQZ i jep mandatin deputetes së re të PDIU

452
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se i ka dhënë zyrtarisht mandatin deputetes, znj. Elena Xhina, kandidatja e radhës e listës shumemërore të PDIU-së në Elbasan. Xhina do të zëvendësojë në Kuvend ish-deputetin Bujar Muça, i cili e la mandatin për arsye personale.

NJOFTIMI:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– “Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumemërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet” ,Qarku Elbasan, zj. Elena Xhina.

Projektvendimi i dytë që u miratua ishte: “Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit, nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotesimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë, si më poshtë:
1. Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, z. Enis Hoxha.
2. Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, zj. Prandvera Vukelaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY