Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata e rrallë e Xhelal Mziut: Kolektorin e Kamzës do e titulloj Edi Rama

06/12/2017
VIDEO/Edi Rama dhe Xhelal Mziu, këta të dy sonte janë bashkë, nuk kishte ndodhur kurrë më parë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emërtimet e rrugëve në qytetin e Kamzës padyshim që janë ndër më të veçantat në Shqipëri, të gjithë e kemi pyetur veten se me çfarë qëllimi janë vendosur. I ftuar në emisionin ‘Kolaudim’ në In Tv, kryetari i Bashkisë Kamëz zoti Xhelal Mziu, ka zbardhur dritë mbi këtë histori.

Kryebashkiaku u shpreh në Kolaudim se qyteti i Kamzës deri në vitin 2009 ka qenë një qytet pa adresa. Që pas këtij viti sipas kryebashkiakut qyteti i Kamzës ka qenë qyteti i parë në Shqipëri që e ka bërë sistemin e adresave në mënyrë elektronike me emra rrugësh dhe me kodifikim.

“Në këto 500 apo 600 emra rrugësh që kemi përdorur, kemi nxjerrë një lajmërim që duam të vendosim emrat e rrugëve, pra i morëm mendimin qytetarëve. Të gjithë ata që kishin lidhje, si për shembull kryepleqtë e fshatit apo punonjësit e Bashkisë filluan të më sillnin emrat e gjyshërve  apo të të parëve të fshatit. Në këto kushte  unë gjeta një zgjidhje tjetër”, u shpreh zoti Mziu.

Sipas kryebashkiakut, janë përdorur emrat e Komunave duke filluar që nga Shkodra, Tropoja e deri në Sarandë 200 emra komunash, 65 emrat e qyteteve të Shqipërisë, emrat e rretheve, emrin e Nicolas Sarkozy, Toni Bler, Silvio Berlusconit etj.

Ndërsa për rrugën me emrin e  presidentit të SHBA-ve Donald Trump, kryebashkiaku u shpreh se banorët të cilët banojnë në atë rrugë duhet të ndihen të privilegjuar, sepse sipas Mziut presidenti Trump është një person që do i japë një tjetër impuls jo vetëm Amerikës, por edhe gjithë botës.

Përveç të gjithave kryebashkiaku i Kamzës e konsideron edhe si pjesë marketingu në të mirë të qytetit emërtimin e këtyre rrugëve. Ai u shpreh se në një komunikim zyrtare me Sarkozy-n, ai ishte shprehur se ndihej shumë mirë. “Do të jem avokati i shtetit tuaj”, ishte shprehur Sarkozy sipas kryebashkiakut të qytetit të Kamzës.

Mesa duket së shpejti do kemi edhe një emër të ri, ai i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës. Këtë e ka  bërë të ditur vetë kryebashkiaku i cili na tregoi për premtimin që i kishte bërë Rama gjatë vizitës që kishte bërë para disa ditësh. “Madje më bëri edhe një premtim  që do t’i bëjë të dy kolektorët po tu vendos emrin e Ramës”, u shpreh kryebashkiaku i Kamzës./Intv/

Tags: arritjet e bashkiseemrat e rrugevei ve emrin e Rameskolektoret e Kamzesraporti Rama-Mziu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.