VIDEO/ 44-vjeçari shqiptar i vdes në duar policëve italianë në aeroportin e...

VIDEO/ 44-vjeçari shqiptar i vdes në duar policëve italianë në aeroportin e Malpensas, ja emri

137
0
Shares

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Malpensës në Milano, ku një 44 vjeçar shqiptar ka ndërruar teksa u rrethua nga 5 policë italianë. La Repubblica shkruan se Aldo Laçi është ndjekur për disa metra nga policët italianë dhe më pas është rreth nga 5 të tillë. Në momentin që ata po e mbanin në tokë, ai ka pësuar një sulm në zemër, duke humbur jetën.

Shqiptari Laçi mësohet se ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten kur është ndjekur nga policia. Gjithashtu togat e zeza të Milanos bëjnë me dije se ai ishte nën efektin e kokainës. Pikërisht këto gjëra duken edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY