Policia dënon kamarierin nga Tirana, amerikania: ‘U zgjova dhe ai po bënte...

Policia dënon kamarierin nga Tirana, amerikania: ‘U zgjova dhe ai po bënte seks me mua’

251
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor një 21-vjeçar, si autori i përdhunimit të një shtetaseje amerikane. Policia nënvizon se i pandehuri F.Alushi ka kryer veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, në dëm të amerikanes rreth të 40-tave, rezidente në kryeqytet.

Djaloshit i duhet të vuajë tashmë një dënim me 4 vjet e 11 muaj burg. Procedimi ndaj të riut nisi në dhjetor të vitit 2016, pasi ai u kallëzua nga amerikania, e cila pretendoi se ishte zgjuar në dhomën e saj të gjumit, teksa një person po kryente marrëdhënie seksuale me të.

Nga gjykimi u provua se ditën e ngjarjes e dëmtura kishte festuar dhe konsumuar sasi alkooli në disa lokale të kryeqytetit. Ajo ishte shoqëruar në shtëpi nga një mikeshë e saj, si dhe një nga kamarierët e lokaleve, i pandehuri Alushi. Kamarieri është kthyer në banesën e saj pas disa orësh. Gjatë hetimit dhe gjykimit ai ka mohuar akuzën, por ka deklaruar se ka pranuar të ketër kryer marrëdhënie me amerikanen me kërkesë të saj.

Denoncimi:

Paraditen e së premtes, në Komisariatin nr.1 është paraqitur një 37-vjeçare me shtetësi amerikane, e cila ka denoncuar një kamerier për marrëdhënie seksuale me dhunë. Në denoncimin e saj, shtetasja me iniciale L.R. shprehet se të premten, më datë 9 dhjetor, ka dalë në një prej bareve që ndodhet në Rrugën e Elbasanit, ku ka qëndruar për disa orë.

Gjatë kësaj kohe, ajo thotë se ka konsumuar pije alkoolike që ka porositur vetë, por edhe disa gota i janë servirur nga kamerieri me iniciale F.A., i cili, sipas saj, herë pas here i afrohej dhe bisedonte me të. Në momentin që ka dalë nga lokali dhe është nisur për në shtëpinë ku qëndron në Tiranë, që ndodhet jo shumë larg lokalit ku ajo kishte pirë, ka konstatuar se kamerieri ishte disa hapa pas saj. Por në kallëzim ajo ka deklaruar se për shkak të pijes, nuk ka ndaluar që të flasë me të, duke vijuar rrugën për në shtëpi.

Në momentin që ka hapur derën e apartamentit për t’u futur brenda, i riu është futur me dhunë menjëherë pas saj dhe duke ushtruar dhunë fizike ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit nr.1 kanë arrestuar shtetasin F.A., 20 vjeç, pasi dyshohet se më datë 9 dhjetor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L.R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16 dhjetor te Komisariati nr.1 dhe ka bërë kallëzim. Në kallëzim pretendohet se, pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas, duke ushtruar dhunë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të”,njoftoi zyrtarisht Policia e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY