Shpime për naftë, gjigandi i hidrokarbureve ‘SHELL’ zbarkon në jug të Shqipërisë...

Shpime për naftë, gjigandi i hidrokarbureve ‘SHELL’ zbarkon në jug të Shqipërisë në kërkim të arit të zi

433
0
Shares

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me kompaninë SHELL për nisjen e kërkimit të naftës në Bllokun 4, në Shqipërinë Jugore. Lajmin për këtë kontratë e dha të martën vetë kreu i AKBN-së Adrian Bylyku, i cili u shpreh shumë optimist për zhvillimet në sektorin e hidrokarbureve të vendit.

“Viti i ardhshëm mund të konsiderohet i suksesshëm, veçanërisht për sektorin e hidrokarbureve, pasi kemi arritur një marrëveshje me SHELL-in për nisjen e shpimit të puseve në Bllokun 4”, tha Bylyku.

Blloku 4 përfshin zonën midis Sarandës dhe Gjirokastrës dhe thirrjet për shpime aty u bënë fillimisht nga AKBN-ja në vitin 2015. Bylyku gjithashtu theksoi se SHELL-i do të vazhdojë kërkimin për naftë dhe gaz në Bllokun 2 dhe 3. Zonat Shpiragu 2 dhe Shpiragu 3 ndodhen në afërsi të Beratit në Shqipërinë Jugperëndimore./CRI/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY