Protestë masive kundër ‘Lali Erit’, Sindikata Shqiptare e Taksive: Favorizon miqtë e...

Protestë masive kundër ‘Lali Erit’, Sindikata Shqiptare e Taksive: Favorizon miqtë e vet, nuk lejojmë asnjë këpucë të….

184
0
Shares

Një protestë masive është thirrur nga Sindikata Shqiptare e Taksive kundër vendimeve arbitrare dhe klienteliste, që sipas tyre ka marrë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Këto vendime përkojnë me çmimin e taksimetrave apo vitin e prodhimit të taksive që duhet të jenë në qarkullim, ku Veliaj duket se po favorizon klientët e tij.

Përmes një njoftimi sindikata u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të taksive por edhe qytetarëve t’i bashkohen kësaj proteste, duke akuzuar Veliajn për qëndrimin që po mban ndaj tyre.

“Sot jemi përballë faktit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës favorizon miqtë e tij, duke ulur çmimin e taksimetrit apo duke ndryshuar vitin e prodhimit pa marrë miratimin tonë apo të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Drejtuesit sot janë nesër nuk janë. Na tregon neve t’i tregojmë se ne kemi qenë dhe këtu do të jemi. Nuk kërkojmë të na falenderojë askush për shërbimin që ofrojmë, por as nuk lejojmë asnjë këpucë të shkelë mbi ne”, thuhet në deklaratën e Sindikatës Shqiptare të Taksive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY