VETTING-u/ KLD i dorëzon Komisionit vlerësimet profesionale të gjyqtarëve

VETTING-u/ KLD i dorëzon Komisionit vlerësimet profesionale të gjyqtarëve

174
0
Shares

Pas shortit të dosjeve, komisioni i Vetting-ut ka marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë vlerësimet profesionale të bërë në vite për gjyqtarët, të cilët do ti nënshtrohen të parët këtij procesi verifikimi. E njëjta gjë i është kërkuar edhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Pas hedhjes së shortit në disa gjykata dhe prokurori për të përcaktuar dosjet që do ti nënshtrohen kontrollit për gjyqtarët dhe prokurorët që do të kalojnë fillimisht në Vetting, Komisioni i Vetting-ut ka marrë në dorëzim nga KLD edhe dosjet e vlerësimit profesional të gjyqtarëve.
Procesi ka nisur me anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese dhe më pas pritet të merren dhe raportet e vlerësimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në sitë do të kalojnë fillimisht kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilët janë të parët që do ti nënshtrohen Vetting-ut dhe më pas në këtë proces do të kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë në sistem.
Në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka detyrimin ligjor që të mbështesë Komisionin e Vetting-ut për përmbushjen e një prej tre komponentëve të rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, i cili është aspekti profesional.
Vlerësimi i aftësive profesionale përbën hallkën e tretë të procesit të Vetting-ut për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, pas kontrollit të pasurisë dhe integritetit të figurës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY