EMRI & FOTO/ KQZ i jep nesër mandatin, deputetes së re të...

EMRI & FOTO/ KQZ i jep nesër mandatin, deputetes së re të PDIU-së

124
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më anë të një njoftimi ka bëtë të ditur se do të mblidhet nesër, ku do të diskutojë mes të tjerash edhe vendimin për zëvendësimin e mandatit të deputetit të dorëhequr të PDIU-së, Bujar Muça me atë të Elena Xhinas.
Pas dorëzimit të mandatit nga Muça, KQZ ia ka dorëzuar Kuvendit. Pas miratimit të Kuvendit i kthehet KQZ-së, e cila shpall vakancën dhe merr personin pasardhës në listë, që shkon në Kuvend dhe bën betimin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 06. 12. 2017, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimit:
– Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shqyrtimi i projekt aktit
– Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit, nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY