DEBATI LIVE/ Nëna përplaset me vajzën: S’ke punë me mua, rri me...

DEBATI LIVE/ Nëna përplaset me vajzën: S’ke punë me mua, rri me atë pijanecin

138
0
Shares

Nëna përballet live me vajzën e saj në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’. Në një lidhje telefonike për emisionin zonja, që tashmë ka ndërtuar jetën në Itali, ndonëse vajza e saj 16 vjeçe apelon që të bashkohen bashkë, i jep përgjigje negative, (vajza jeton me babain).
“Me babin zihem se më mungon mami. Mamin e kam takuar që kur isha në klasë të 8-të. Aty erdhi rastësisht. Nuk e di që më ka kërkuar që të takohemi. Më herët kam takuar tezen time, ajo më ka treguar foto të mamit. Kur fola më mamin më tha se: ‘Ti nuk je vajza ime, rri me babain’. Unë doja të ikja në Itali. Por nuk më mori’ tha e dëshpëruar vajza, e cila ndodhet në studio bashkë me babain e saj, ndërsa qante me ngashërim.
Ndërkohë, nëna pohoi se vajza e kishte ofenduar rënd përmes rrjetit social ‘Facebook’ dhe se për këtë qëndrim fajësoi ish-bashkëshortin e saj. Ajo tha se vajzën e kishte braktisur pas torturave që kishte pasur gjatë martesës me Naimin dhe se nuk kishte pse e merrte edhe atë.
Por, gjatë bisedës me moderatoren e emisionit Evis Ahmeti nëna në përgjigjet e saj të luhatshme tha se kur të sistemonte jetën e saj do ta merrte vajzën në Itali.

Bashkëbisedimi mes nënës dhe vajzës

Nëna: E kam takuar që në mars. Goca më ka ofenduar dhe e ka mësuar ai. Ai është kafshë nuk është burrë. Ai ka qenë njeri shumë i keq, ndaj jam ndarë me të se nuk e lija vajzën unë. Nuk e di sepse e ka bërë këtë punë. Goca ka shkuar dhe te familja ime. Gocën kur kam lënë ka qenë në moshën 3 vjeçe. Unë me atë person kam pasur momente të këqija, shumë tortura ndaj jam ndarë. Goca e ka gabim që i thotë ato fjalë, por nuk ka nënë që se do fëmijën e vet. Ish-burri vendosi që ta mbante vet vajzën. Fëmijën e kam takuar para 13 vitesh se s’më linte ai ta shihja. Skam marrë pjesë në seanca. Kam 13 vite që jam ndarë me të. Nuk donte ai vet që të merrja vajzën. Çfarë kërkon ai person nga unë? Unë me atë person jam takuar, sepse e kemi lënë që unë ta marr në Itali vajzën. Ai pas disa kohësh i ka thënë vajzës që ajo të më ofendonte. Më ka thënë vet goca në “FB” që kështu e kështu më ka thënë babi. Ajo më ka bërë bllok vet. Nuk donte ai që të shihja vajzën. Nuk kam punë dhe lekë për të paguar për fëmijën. Tani jam e martuar, s’kam lidhje të mbaj atë. Jam me person tjetër. Unë kam të drejtë të marr e ta mbaj, por ai merr para dhe pi raki. Ai pi raki. Unë ia kam dhënë lekë gocës, ai ia ka marrë nga duart dhe i ka pirë raki. Unë e çoj në polici atë person aty që më çon vajzën në emision. Unë ndihmoj gocën time, jo atë. Unë s’di ca ka bërë gjykata. Ai do lekë prej meje. Unë nuk e marr fëmijën, le ta mbaj ai. Ajo më ka ofenduar.

Vajza: Përse nuk e mbajte fjalën?

Nëna: Përse ia dëgjon fjalën babait, pse më ofendove? Pse më bërë bllok në ‘FB’. Nuk të kam tradhtuar.

Vajza: Ti se mbajte fjalën, sikur ia bërë babait, ashtu ma bërë edhe mua.

Nëna: Oj gocë, ngaqë kam pasur tortura nga ai, ndaj ika dhe nga ty. Mos u mërzit. Do të largoj për tërë jetën nga babai jot. Kam ca probleme të mijat, nuk mundem më. Nuk e di. Do flas me familjen time. Jam e martuar në Itali me italian, nuk më lejon. Unë do flas më familjen time, do shkoj të marr gocën. Afat s’mund të them se s’jam gati. Kur të jem gati do shkoj të marr gocën. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY