Dorëhiqen mjekët e Urgjencës së QSUT, PD: Problemet e mëdha të sistemit...

Dorëhiqen mjekët e Urgjencës së QSUT, PD: Problemet e mëdha të sistemit shëndetësor prodhojnë ngjarje të tilla

158
0
Shares

Dorëhqeja kolektive e mjekëve në pavionin e Urgjencës së QSUT-së ka sjellë një reagim të ashpër nga Partia Demokratike, që e lidh ngjarjen me problemet e mëdha të këtij sistemi. Deputeti dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shkruan në rrjetet sociale se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë për shëndetësinë shqiptare, e cila realisht gjendet përballë një eksodi tërësisht të justfikiueshëm.

Postimi i Tritan Shehut:
MJEKE E PERSONEL I URGJENCES SE QSUT JAPIN DOREHEQJEN.
Nje ngjarje e rende jo vetem per ate qender universitare kjo, por per te gjithe sistemin tone shendetesor.
Fakti qe kolege ndermarin nje hap te tille vetem se konfirmon problemet e medha te shendetesise sone.
Pa asnje dyshim nuk funksionojne mekanizmat kryesore te sistemit, qendrore apo periferike keto, duke vene ne veshtiresi personelin apo duke shkarkuar te gjithe peshen mbi QSUT.
Per te mos folur ketu per mungesat e medha ne teknologji e materiale konsumi, per rrogat minimale perballe nje sherbimi kaq te veshtire, sic eshte ai mjekesor ne pergjithesi e i urgjences ne vecanti.
Nga ana tjeter drejtuesit shteterore kerkojne te shkarkojne te gjithe pergjegjesine e presionin publik padrejtesisht mbi personelin shendetesor, qe vecse kerkon te beje me te miren e mundeshme.
TE TILLA SITUATA E PROBLEME JANE NE THEMEL TE EKSODIT MASIV TE MJEKEVE, TE KERKESAVE E PROTESTAVE TE TYRE TE DREJTA, TE CILESISE SE SHERBIMIT TE OFRUAR, SHUME LARG PARAMETRAVE EUROPIANE KY.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY