VIDEO/ Viti 2018 një “tabu” për tu thyer, edhe Mogherini i kujton...

VIDEO/ Viti 2018 një “tabu” për tu thyer, edhe Mogherini i kujton Ramës limitin kohor për negociatat

130
0
Shares

Prej pasdites së djeshme kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë me përfaqësues të BE dhe kryefjala duket se mbetet aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar unionit. Teksa Rama kërkon hapjen e negociatave, duket se liderët europianë ja bëjnë të qartë se deri në Maj 2018, Shqipëria duhet të përmbushë kriteret më kryessore.

Paraditen e sotme Rama u takua me shefen e politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherinin dhe së bashku dhanë një prononcim të shkurtër për mediat.  Kryeministri u përpoq të nënvizonte se në muajt në vijim do të ketë më tepër rezultate në pikat ku insiston BE-ja.

Gjithashtu Mogherini theksoi se 2018 duhet të jetë viti i arritjes madhore, por kujtoi se negociatat hapen vetëm duke luftuar fenomenet problematike si droga dhe korrupsioni. “Nevojitet të vazhdojë kjo punë që mund t’i hapë rrugën hapave të mëtejshëm drejt integrimit në BE. Jam e lumtur ta diskutoj serish ketë me kryeministrin Rama në mënyrë që këto hapa të behën një opsion i vërtetet në fillim të vitit tjetër”, tha Mogherini.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155367918331523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY