FOTO/ Familja shqiptare rrezikon të dëbohet nga Franca, shkolla e djalit të...

FOTO/ Familja shqiptare rrezikon të dëbohet nga Franca, shkolla e djalit të tyre bën gjestin e mrekullueshëm…

139
0
Shares
Emigrante ne France

Të shumta janë familjet shqiptare të cilat kanë shkuar në Francë për të kërkuar azil dhe për një jetë më të mirë. Por, shpesh vështirësitë me të cilat përballen refugjatë janë të shumta. Edhe pse ata mund të jetojnë në një cep të rrugë, pa energji pa ujë dhe pa asnjë kusht bazë jetese, ata preferojnë të rrinë atje dhe të “braktisin” një herë e mirë vendin e tyre. Shqiptarët atje paraqiten si viktima të dhunës, bandave dhe hakmarrjes.

Mënyrat e gjetjes së një shpëtimi për t’u pranuar janë nga më të ndryshmet. Rastet janë të lloj-llojshme, dhe shumë nga emigrantët janë sjellë në Atdheun e tyre. Kështu në një shkrim të publikuar nga portali francez ouest-france.fr, shkruan për fatin e dëbimit të një familje shqiptare. Por pjesëtar i familjes është dhe vogëlushi 5-vjeçar Ledjon. Mesa duket fati do të varet nga ai, pasi shkolla, ku i mituri ka shkuar për një vit është ngritur në protestë.

Ledjon me origjinë shqiptare, ka shkuar në shkollën“Montjoie” në “La Roche-sur-Yon” për një vit. Ai dhe prindërit e tij tashmë jetojnë nën kërcënimin e dëbimit të menjëhershëm. Prindërit e shokëve të klasës së Ledjon, janë mbledhur përpara shkollës “Montjoie” në “La Roche-sur-Yon”, për të dëshmuar lidhur me gjendje me e familjes së Ledjonit, i cili ka shkuar për një vit në shkollë. Afro 80 vetë treguan mbështetjen e tyre.

Prindërit e nxënësve të shkollës, FCPE (Federata e Këshillave të Prindërve) dhe mbështetësit besojnë se familja është “në rrezik të madh në Shqipëri. Familja e vogëlushit është në rrezik nga mafia shqiptare. Nëna e tij po të kthehet në Shqipëri do të bie në rrjetin e prostitucioni dhe skllavërisë”. Ata thonë se për dëbimi i nënës dhe të birit, por pa babanë, ishte urdhëruar që në korrik. “Nëna, e tij është në panik ndaj kërcënimeve që ajo mund të marrë atje”. Por që kur kanë ardhur në Francë familja shqiptare jeton në La Roche pa uji ose energji elektrike.

Protestuesit i luten prefektit që të marrë parasysh të drejtat e njeriut, të qytetarit dhe të fëmijëve. Ata i dërguan një letër duke kërkuar “mbrojtjen e familjes dhe mirëmbajtjen në territor në kushte të përshtatshme, duke u garantuar atyre të drejtat themelore për arsim dhe shëndetësi”./TIRANA TODAY/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY