DETAJE/ Ju ra shkëmbi mbi automjet, flet drejtuesi: Shpëtuam për mrekulli nga...

DETAJE/ Ju ra shkëmbi mbi automjet, flet drejtuesi: Shpëtuam për mrekulli nga një tragjedi

126
0
Shares
Foto Ilustruese

Pas ngjarjes në fshatin Golik të Pogradecit, kur një makinë u zu nga një shkëmb, detaje më shumë në lidhje me ngjarjen ka dhënë vetë drejtuesi i mjetit Xhenis Kapri.
Ai ka treguar për BalkanWeb se ishte bashkë me dy shokë të tjerë në mjet kur po përpiqeshin të kalonin rrugën për t’u shkëmbyer me një mjet tjetër.
“Kur hapa krahun një shkëmb u shkëput dhe me goditi në pjesën anësore të makinës. Dy shokët e mi të cilët ndodheshin në krahun e pasagjerit morën disa dëmtime të lehta”, tha ai.
Sipas tij, “shkak janë bërë punimet në rrugë pasi firma nuk ka vendosur asnjë mase sigurie. Rënia e shkëmbinjve është e përsëritur në gjithë gjatësinë e rrugës. Mund të kishte ndodhur një tragjedi. Fatmirësisht shpëtuam. E kemi ngritur shumë herë shqetësimin për firmën përkatëse por askush nuk na dëgjon”.
Nga ky incident pati vetëm dëme materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY