Lulzim Basha dënon dhunimin e “Zjarr” TV: Edi Rama nxitës i dhunës

Lulzim Basha dënon dhunimin e “Zjarr” TV: Edi Rama nxitës i dhunës

196
0
Shares

Lidhur me dhunimin dhe grabitjen e ambienteve të “Zjarr” TV, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.Sipas Bashës, Edi Rama është nxitës i dhunës, me klimën e krijuar prej tij për mediat.

Reagim i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambientin e vështirë mediatik në vend.
Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”, Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.
Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY