EMRI/ Itali, heroinë në kamion, ja kush është shoferi shqiptar i arrestuar

EMRI/ Itali, heroinë në kamion, ja kush është shoferi shqiptar i arrestuar

329
0
Shares

Zbulohet emri i kamionistit shqiptar që u kap me 2.4 kg heroinë në Itali.
Ai është Kadri Dërguti, 50 vjeç, nga Durrësi, raportojë mediat lokale.
Dërguti transportonte brava dyersh me kamion në shtetin fqinjë për llogari të një firme në Tiranë dhe e kishte bërë shumë herë rrugën Shqipëri-Itali.
50-vjeçari nuk kishte precedentë të mëparshëm.
Droga u gjet gjatë kontrollit në Portin e Barit. Heroina ishte ndarë në pesë pako të ndryshme dhe ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Atij ju sekuestruan disa celularë.
Hetimet janë duke vijuar për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY