DETAJE/ Itali, kontrolli i policisë fundos 3 shqiptarët pak orë pasi kishin...

DETAJE/ Itali, kontrolli i policisë fundos 3 shqiptarët pak orë pasi kishin “mbaruar punë”: Hape pak çantën

196
0
Shares

Vjedhin në një apartament, por arrestohen pak orë më vonë nga oficerët e policisë lokale, kur një patrulle i ndali rreth orës 19:00, afër stacionit hekurudhor, tre të rinj të cilët bënin lëvizje të dyshimta.
Efektivet i kërkuan gjeneralitetet 3 shqiptarëve, të moshës nga 20 deri ne 30 vjeç, dhe zbuluan se ishin pa leje qëndrimi në Itali.
Gjate kontrollit të një çante shpine që mbante njeri prej tyre, agjentët gjetën: një fletore, një orë, më shumë se 100 euro në monedha një dhe dy euro dhe puro. Të gjitha kapnin vlerën totale rreth 2,500 €.
Kur u pyetën se ku i kishin gjetur, tre shqiptaret u përgjigjën se ua kishin dhënë disa të njohur.
Ata u shoqëruan në komisariat për tu marrë në pyetje, ndërkohë që vjen për të bërë denoncim pronari i shtëpisë që kishin vjedhur shqiptarët. Ai njohu sendet që i ishin marrë dhe u zbulua se tre shqiptarët, emrat e të cilëve nuk dihen, ishin autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY