FOTO & EMRI/ Berisha denoncon aferën 220 milionë euroshe, ja kush fshihet...

FOTO & EMRI/ Berisha denoncon aferën 220 milionë euroshe, ja kush fshihet pas saj

344
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën parlamentare të ditës së sotme ku diskutohej projektrezoluta “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”, ka denoncuar një aferë të madhe korruptive , që sipas tij shkon deri në 220 milionë euro.
“Sot do të paraqes para jush një nga rastet më flagrante, të vjedhjes së 220 milionë eurove të vërtetuara. Ju bëj thirrje juve deputetëve socialistë, t’i marrë këto dokumente dhe të thotë se cilën fjalë mund të justifikojnë”, tha Berisha.
Më pas deputeti demokrat tregoi më konkretisht aferën, duke përmendur edhe emrin e personit që ka fituar nga kjo
“Afera është më plehrë se çdo plehrë e Shqipërisë, në vitin 2015, një kompani ofrohet të ndërtojë djegësin e Elbasanit, me kundërshtim me çdo ligj, kjo qeveri brenda një dite, bëri 9 veprime dhe ja jep tenderit një famozi Klodian Zoto. Ky zotëri në 2016-n e shet koncesionin me 16 milionë euro një italiani dhe fut në xhep me një të rënë të lapsit 7 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Këta vjedhin si ujqër të tërbuar, po ku ngopen ata”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY