Fondi për përmbytjet sa çereku i fondit për rikonstruksionin e zyrave të...

Fondi për përmbytjet sa çereku i fondit për rikonstruksionin e zyrave të qeverisë

160
0
Shares

Fondi që qeveria do të japë për parandalimin e përmbytjeve në buxhetin e vitit 2018 është thuajse i barabartë me paratë që buxheti ka shpenzuar për rikonstruksionin e zyrave të kryeministrisë.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vitin e ardhshëm qeveria do të shpenzojë 524 milionë lekë ose 4.6 milionë dollarë në total për të parandaluar përmbytjet në të gjithë Shqipërinë.
Këto fonde do të financojnë rehabilitimin e kanaleve të kullimit dhe argjinaturat në lumenjtë me problematikë të vendit për të mbrojtur banorët dhe bizneset nga përmbytjet. Por të dhënat tregojnë se fondet që buxheti jep në një vit për përmbytjet janë vetëm pak më të larta se sa kostoja që taksapaguesit do të paguajnë për rikonstruksionin dhe mobilimin e zyrave të kryeministrisë për periudhën 2016 – 2020.
Më konkretisht, rikonstruksioni i kryeministrisë dhe blerja e mobileve do të kushtojë 465.3 milionë lekë, ose plot 4 milionë dollarë, ndonëse ky është një program investimi i shtrirë në katër vite.
Por kryeministria është vetëm një institucion. Në total për vitin 2018 buxheti i shtetit do të japë 18.4 milionë dollarë për rikonstruksionin e zyrave të institucioneve publike. Kjo është gati katër herë më e lartë se sa fondet që qeveria jep për të mbrojtur qytetarët nga vërshimi i ujërave.
Gjatë përmbytjeve të fundit kryeministri Edi Rama ka deklaruar se falë investimeve u parandaluan dëme të mëdha dhe pasojat e përmbytjeve kanë qenë të vogla. Kjo edhe pse aktualisht mijëra hektarë tokë dhe mijëra banesa gjenden nën ujë duke shkatërruar ekonomitë familjare të qytetarëve.
Për më tepër shumë prej tyre do të mbeten të pa zhdëmtuar, ashtu siç ka ndodhur me të përmbyturit e dy viteve më parë, të cilët presin ende të marrin kompensimet e premtuara nga qeveria. Por, para se të shkojnë për të kompensuar familjet, ekonomitë e të cilave janë shkatërruar nga përmbytjet, fondet duhet të shkojnë për mobilimin dhe rehatin e kryeministrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY