EMRI & FOTO GALERI/ Itali,shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për...

EMRI & FOTO GALERI/ Itali,shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për 2 vrasje, i kërkon dëmshpërblim shtetit

343
0
Shares

Dritan Demiraj, shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali pas dy vrasjeve, është liruar për probleme psikike dhe do të kthehet në Shqipëri te prindërit e tij.
Pastiçieri shqiptar ishte dënuar për vrasjen e të ish-partneres së tij, Lidia Nusdorfi dhe të fejuarit të saj, Silvio Mannina. Lidia Nusdorfi u masakrua me thike dhe Mannina fillimisht u torturua brutalisht dhe më pas u hodh në një moçal.
E gjitha kjo për shkak të një hakmarrje të lidhur me tradhtinë. Demiraj tërhoqi me vete dhe gruan që frekuentonte ne atë kohë, Monica Sanchi, e cila u dënua me 30 vite në shtratin e një spitali për shkak të një sëmundje, dhe xhaxhain e tij, Sadik Dine, i liruar në shkallë të parë dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në Apel.
Dritan Demiraj u godit rëndë nga një ish-boksier rumun, të cilin e takoi rastësisht në korridoret e burgut. Nuk dihet se pse rumuni e kishte kapur me shqiptarin, por Demiraj u masakrua me grushte dhe për këtë përfundoi në koma për një kohë të gjatë.
Pasi u zgjua, mendja e tij, për shkak të goditjeve të marra, nuk arrin të perceptojë momentin. Ai njeh familjen dhe mjekët, por nuk arrin të mbajë mend as se çfarë bëri pesë minuta më parë, e aq më tepër të ketë vrarë dy persona.
Procesi i tij gjyqësorë kishte mbetur pezull në Apel, por duke parë gjendjen e tij ai nuk mund të dënohet e për këtë u la i lirë. Veç kësaj, për rrahjen në burg, ekziston një hetim i hapur.
“Ne synojmë të kërkojmë dëmshpërblim”, thotë Massimiliano Orrù, avokati i Demiraj.
Sipas hetimeve ka pasur një neglizhencë nga ana e mbikëqyrjes, pasi, siç dëshmohet nga të paktën një duzinë të burgosurish, policët kanë ndërhyrë me vonesë.
Por ekziston edhe fakti që sulmuesi rumun nuk duhej të kishte qenë në atë zonë, pasi ajo ishte një zonë e sigurisë së lartë ndërsa rumuni ishin të lirë.
“Punonjësit e policisë së burgut janë punonjës të shtetit, prandaj shteti do të duhet të paguajë dëmet”, tha avokati i Demira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY