Dy shqiptarë nga Vlora për pak sa nuk janë mbytur në det, nëse në ndihmë të tyre nuk do të shkonin forcat e rojes bregdetare italiane, të njoftuar nga një anije me flamur maltez.
Operacioni për shpëtimin e tyre nuk ka qenë i lehtë dhe ka zgjatur disa orë në det.
Skafi me të cilin udhëtonin dy shqiptarët ishte gjysëm i fundosur dhe për këtë arsye, në ndihmë u ka shkuar anija me flamur të Maltës, që e ndihmuar edhe nga rojet bregdetare italiane, ka mundur ti shpëtojë.
Skafi me dy shqiptarë ishte i mbushur plot me drogë. E nga ngarkesa e madhe, dyshimet janë për 1.5 ton kanabis, skafi do të mbytej.
Pas zbulimit janë njoftuar autoritetet e bregut të cilët janë vënë në pranga.
Nuk janë dhënë detaje në lidhje me emrat e dy të arrestuarve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/