Kasmi: Vetëm propagandë, qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për të përmbyturit...

Kasmi: Vetëm propagandë, qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për të përmbyturit e Fushë-Krujës

117
0
Shares

Partia Demokratike ka dërguar në zonën e Krujës, Bledi Kasmin për të monitoruar situatën pas përmbytjeve të frikshme që ndodhën këto tre ditë. Kasmi vuri në dukje mashtrimin e qeverisë për shpërndarje ndihmash në Fushë-Krujë, duke theksuar se deri në orët e mbrëmjes së djeshme në Fushë – Krujë të vetmit që kanë shpërndarë ndihma ishin përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.

Sipas Kasmit falë kontributit të tyre janë siguruar 70 racione ushqim në një lagje të Fushë-Krujës.“I mbyturi të mbyt. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se ka ngritur grup pune për vlerësimin e dëmeve dhe përmbytjeve në Nikël dhe se sipas tij rezulton e vetmja Njësi pa përmbytje në Fushë-Krujë. Deri tani nuk ka mbërritur asnjë ndihmë për të përmbyturit e vërtetë në Bubq dhe katër lagje të Fushë-Krujës”, shkruan Kasmi në Facebook.

Ai shton më tej se banorët në zonën e Bubqit kanë nevoja të menjëhershme për ushqime dhe për të larguar ujin nga shtëpitë. “Situata është mjaft e vështirë sepse me mbytjen e bagëtive nuk kanë asnjë mjet për të siguruar jetesën. Në këtë situatë vjen përgjigja e qeverisë përmes të dërguarit të Ramës, Balla, që ashtu si shefi i tij krihet në facebook dhe thotë se ka ngritur grup pune atje ku nuk ka pasur fare përmbytje”, nënvizon i dërguari i PD në Krujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY