FOTO/ Krimi i organizuar dhe vettingu mbeten ‘tema konferencash’, Xhafaj ashpërson tonet:...

FOTO/ Krimi i organizuar dhe vettingu mbeten ‘tema konferencash’, Xhafaj ashpërson tonet: Shumë shpejt rezultatet për gjyqtarë e prokurorë

194
0
Shares

Lufta kundër krimit të organizuar dhe Vettingu janë bërë edhe njëherë pjesë e tryezave të rrumbullakta dhe konferencave. Këtë herë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është rreshtuar krah ambasadorit të OSBE-së, Bern Bochart në Tiranë për të paralajmëruar gjyqtarë dhe prokurorë se reformimi i drejtësisë ka marrë udhë dhe se Vettingu pritet të japë rezultatet e para.

Por teksa megaoperacioni ‘Forca e Ligjit’ ka mbetur ende tek 130 gramët e para të kanabisit dhe Vettingu s’po shihet gjëkundi, Xhafa na çuditi teksa e konsidreroi reformën vetë një nga hallkat në luftën kundër krimit të organizuar.

“Nga Vetingu në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve presim shumë shpejt të shohim rezultatet e këtij procesi. Gjithsesi, sado nisma të ndërmarrim, ato do të jenë larg rezultatet pa një bashkëpunim të frytshëm në rajon. Ne kemi propozuar edhe nisma të tjera bashkëpunimi ndërkombëtar. Në fund të tetorit në Trieste patëm mundësinë të ndamin idenë për një inisiativë të re, krijimin e një qëndre rajonale bashkëpunimi policor. Suksesi kundër krimit të organizuar varet nga ne, sa do të jemi në gjendje sa do të hetojmë e veprojmë.. Lufta kundër krimit të organizuar transnacional me përpjekjet e përbashkëta do të ndihmojë në forcimin e konomive tona dhe besim të qytetarëve tanë”, tha Xhafa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY