VIDEO/ Dëgjoni e mbani vesh, Rama premton si në 2015: Nuk do...

VIDEO/ Dëgjoni e mbani vesh, Rama premton si në 2015: Nuk do të lëmë askënd pa kompensuar

96
0
Shares

Situata në zonat e përmbytura është përmirësuar gjatë mbrëmjes, si pasojë e tërheqjes së lumenjëve dhe ndalimit të reshjeve. Duke shfrytëzuar këtë gjendje, kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin e Emergjencave për të nisur atë që ai e quajti faza e dytë e ndihmës për banorët e prekur nga përmbytjet.

Kryeministri edhe pse nuk e shpalli gjendjen e emergjencës, ka premtuar kompensim për banorët e përmbytur njëjtë si në 2015. “Ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë: Reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt”, tha kryeministri, por banorët duhet të jenë vigjilent, pasi shumë prej tyre nuk kanë përfituar kompensimet e përmbytjeve të mëparshme.

Rama tha se do nisë mbjellja e pemëve në zonat ku janë prerë, rihapja e shkollave dhe të nisë sigurimin e banesave nga përmbytjet. “Për sa na takon, ne do të bëjmë, e përsëris, maksimumin, siç kemi bërë edhe herën e shkuar, pa lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që ka pasur”, nënvizoi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155364925266523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY