VIDEO & EMRA/ Tiranë, shkatërrohet banda e drogës, Policia shtrin në tokë...

VIDEO & EMRA/ Tiranë, shkatërrohet banda e drogës, Policia shtrin në tokë 5 trafikantët

72
0
Shares

Policia e Tiranës ka realizuar një operacion antidroge në Tiranë ditën e djeshme, duke arrestuar 5 trafikantë.
Operacioni ishte koduar me emrin “Qelqi”. Sipas njoftimit të Policisë, janë sekuestruar 30 kg kanabis sativa dhe një armë pa leje e llojit “Shotgun”.

Të arrestuarit janë:
– Ilir Zyberi (Avdillari), 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
– Fabian Zyberi (Avdillari), 20 vjeç, banues në Tiranë.
– Gentian Boci, 32 vjeç, banues në Tiranë.
– Odisjen Sakollari, 24 vjeç, banues në Tiranë.
– D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit ,Yzberishtit dhe Kasharit.
Për këta  shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi , ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja  në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar .

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:
– 5 (pesë) thasë me forma dhe permasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
– 1 armë e llojit “SHOTGUN”
– 3 telefona celular
– 1 palë pranga
– 1 thikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY