Abi Malltezi: 5 arsye pse deshtoi qeveria per permbytjet

Abi Malltezi: 5 arsye pse deshtoi qeveria per permbytjet

145
0
Shares

Me quani te vjeter po te doni por une nuk kam asnje fjale te mire per kete qeveri me kete situate. Dhe ketu nuk eshte vec fjala se po i kthej kusurin Edi Rames per deklaratat gomarlleqe qe leshonte ne 2010 se nga nje zyrtar i korruptuar dhe pashkolle rralle pritet ndonje fjale e mencur. Situata e permbytjeve eshte e turpshme. U permbyt gjithe vendi vec me nje dite shi PA RREBESH fare. Miliona euro deme per qytetaret e pafajshem dhe qeveria ben vetelavderime dhe furce per fasade. Cfare dime?
1. Ne permbytjet e 2015 Edi Rama u kap ne genjeshter kur deklaroi se kish investuar ne kullime sa 20 vjet te marra se bashku dhe I treguam se ne fakt buxheti faktik i 2014 per kullimin ishte 10 % me i ulet sesa 2013! U detyrua t’a modifikoje genjeshtren me pas se kinse po thoshte se pas permbytjeve do investonte sa per 20 vite bashke, por sot te gjithe Shqiptaret jane deshmitare edhe te kesaj genjeshtre.
2. Nuk pranoi te shpalle gjendjen e jashtezakonshme ne 2015 dhe nuk pranon t’a shpalle as tani. Nuk pranon te demshperbleje asnje familje as qindarka, ndersa me ministrat e tij po vjedh qindra milione euro me aferat e inceneratoreve.
3. Nuk ka marre masat e duhura per hapjen e kanaleve te kullimit perderisa u mbyt vendi me vec 2 dite shi dhe pa rrebeshe te medha.
4. Fondi per emergjencat civile eshte 1.3 milione euro, fiks sa c’eshte bonusi I vjedhjes qe ndajne cdo vit me Vilmen per analizat e pakryera, ndersa fondi per te zevendesuar gomarllekun e Rames me palmat eshte plot 2.5 milione euro!!! Vetem vjedhja e parave nga afera e inceneratorit “me celesa ne dore” te Fierit eshte sa 10 vite te fondit te emergjencave!

Image may contain: 1 person, meme, text and outdoor
5. Qysh 3 dite perpara njoftuan Italianet dhe Greket per permbytjet dhe masat parandaluese. Asnje mase parandaluese nuk mori qeveria, dhe bile asnje paralajmerim per bllokimin e autostrades Tirane-Durres kur leshoi ujet e Rezervuarit te Kasharit dhe permbyti me autostrade dhe biznese pa asnje paralajmerim (dhe pastaj do I coje edhe tatimet dhe hetimet tatimore bizneseve ne vend qe t’ju llogarise demin e shkaktuar nga paaftesia uleritese dhe inekzistenca e bordeve te kullimit qe marrin parate pa kryer asnje pune).
Gjynah banoret qe jane te vetmuar ne kete fatkeqsi se pervec policeve dhe ushtareve qe i kane cuar te ndihmojne pas katastrofes (ne vend qe te merrnin masa parandaluese) qeveria ka deshtuar totalisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY