PARASHIKIMI/ Moti te henen do te kete nje zhvillim tjeter

PARASHIKIMI/ Moti te henen do te kete nje zhvillim tjeter

365
0
Shares

Instituti i Gjeoshkencave thote se sonte ne mbremje dhe te henen do te zhvillime te tjera te motit. Sipas sinoptikanëve reshjet pritet të reduktohen në orët në vijim dhe gjatë ditës së nesërme por eshte nje fenomen tjeter qe do te perfshije nje pjes ete mire te vendit.

 Parashikimi

Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme (e diel, dt.03) lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral.

Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve.

ReshjetSot pasdite (e diel, dt.03) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa në qarqet e Veriut deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata.
Nesër (e hënë, dt.04) reshjet lokale, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

Temperatura

Nesër (e hënë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 12 °C
në vendet e ulta: 4 °C / 12 °C
në vendet malore: -3 °C / 6 °C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY