Tashmë 26 dokumente mund të shkarkohen online nga e-albania me vulë dixhitale, 9 prej të cilëve i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Sipas tatimeve, bizneset mund ëtë kursejnë kohë, duke u regjistruar në portalin qeveritar e-albania.al. Edhe nëse paraqiteni pranë sporteleve shtetërore, nuk jeni të detyruar të keni me vete këto dokumente, pasi ato mund të merren direkt nga punonjësit e institucioneve shtetërore.
Ndër dokumentet, që biznesi tashmë mund t’I marrë onlinë janë: Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; Vërtetim për përgjegjësitë tatimore;Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; Vërtetim për regjistrim të investitorit; Vërtetim për pagim detyrimesh; Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën); Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit; Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme; Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).
Ndërsa të gjithë dokumentet elektronike që individët dhe bizneset mund të printojnë me vulë në e-albania janë:
Dokumentet elektronike:
– Vërtetim pensioni
– Karta e shëndetit
– Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme
– Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet
– Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme
– Lëshim kopje kartele të pasurisë
– Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale
– Lëshim vërtetim pronësie
– Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv)
– Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme
– Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme / faqe
– Certifikatë familjare
– Certifikatë personale
– Certifikatë nga akti i vdekjes
– Certifikatë nga akti i martesës
– Certifikatë nga akti i lindjes
– Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit
– Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
– Vërtetim për lejen e drejtimit
– Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti
– Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
– Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin
– Vërtetim për regjistrim të investitorit
– Vërtetim për pagim detyrimesh
– Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
– vertetim xhiro per 3 vitet e fundit. /Monitor
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/