Gjeoshkenca: Bien prurjet e Vjosës, ulet rreziku i përmbytjeve

Gjeoshkenca: Bien prurjet e Vjosës, ulet rreziku i përmbytjeve

165
0
Shares

Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme (e diel, dt.03) lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral. Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.03) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa në qarqet e Veriut deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata.
Nesër (e hënë, dt.04) reshjet lokale, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 12 °C
në vendet e ulta: 4 °C / 12 °C
në vendet malore: -3 °C / 6 °C.
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.03) do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e hënë, dt.04) do të dobësohet, për të fryrë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY