FOTO & EMRAT – GRABITJA/ Gjykata vendos “arrest me burg” për policët...

FOTO & EMRAT – GRABITJA/ Gjykata vendos “arrest me burg” për policët privatë

147
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot, masën e sigurisë, “Arrest në burg” për gjashtë të arrestuarit si përgjegjës të grabitjes së disa ditëve më parë të parave të një banke në aksin Qafë Kashar – Rinas.
Të gjithë të akuzuarit ishin në sallën e gjyqit sot.
Prokuroria e Tiranës dorëzoi dje në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë private “Jaguar Security”, të arrestuar pas grabitjes së 2.7 milionë eurove në rrugën e Rinasit.
Organi i akuzës kërkoi caktimin e masës “arrest me burg pa afat” ndaj pesë policëve të arrestuar dhe drejtorit teknik të kompanisë së policisë private. Ata akuzohen nga prokuroria se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre” me veprime dhe mosveprime që kanë sjellë si pasojë lejimin e grabitjes së 2.7 milionë eurove nga persona ende të paidentifikuar.
Faktet që kanë rënduar më shumë pesë efektivat e policisë private kanë qenë fikja me dashje e sistemit të kamerave të sigurisë, që ishin vendosur në dy automjetet e përshtatura për transportin e parave, shuarja e pajisjes së vetme GPS që ndodhej në makinën e parë dhe moskryerja e asnjë veprimi për kundërshtimin e autorëve të grabitjes, si dhe njoftimi me vonesë i policisë.
Për të gjitha këto veprime e mosveprime, prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” ndaj shtetasve Xhelil Metaj, 43 vjeç, Gentian Dedja, 31 vjeç, Përparim Logu, 39 vjeç, Endrit Daçi, 31 vjeç, Dashamir Balla, efektiva të policisë private.
Për të gjitha mangësitë e procedurës së lëvizjes së parave, por edhe për mungesën e kushteve në dy automjetet që nuk ishin të blinduara dhe mungesën e koordinimit me Policinë e Shtetit, është kërkuar masa “arrest me burg” edhe për shtetasin Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë së policisë private “Jaguar Security”.
tirane, emrat policet private te arrestuar per grabitjen en qafe kashar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY