VIDEO/ Shteti në këmbë, por në Ferras e Bishan të përmbyturit kërkojnë...

VIDEO/ Shteti në këmbë, por në Ferras e Bishan të përmbyturit kërkojnë ushqim: “Jemi në mëshirë të fatit”

156
0
Shares

Shqetësimet e banorëve nga zonat e përmbytura janë përvjellë në kohë reale edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim të fundit në Facebook shkruan se qytetarët kërkojnë ndihma, pasi fermat janë përmbytur dhe nuk ka ushqime. Fshatrat Bishan dhe Ferras, sipas denoncimeve janë lënë në mëshirë të fatit.

“Përshendetje. Këto janë pamjet nga fshati Bishan i Vlorës. Fermat janë përmbytur dhe gjysma e shtëpive. Ndihma nuk na kanë ardhur ende, vetëm kamionë që kanë marrë familjet e përmbytura komplet për t’i strehuar në Vlorë. Situata vit mbas viti bëhet edhe më e keqe. Kemi nevojë për ndërhyrje serioze gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për fjalë kur na ndodh e keqja. Duhen rregulluar kanalet ujitëse, hidrovoret, argjinaturat dhe duhet punuar për ta mbajtur Vjosën ashtu sic ka qenë edhe më parë. Se shira të tilla ka patur edhe më pare por përmbytjet tani po i shohim”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

Berisha ka publikuar edhe një video të një banori të fshatit Ferras, ku shihen qindra hektarë tokë të përmbytura. “Jemi të rrethuar nga uji nga të 4 anët. Kemi kërkuar ndihmë për të na sjellë. Jemi në mëshirë të Zotit, nuk na ndihmojnë”.

ferras

Qytetari nga fshati Ferras shkruan:"Prsh zoti BERISHAJEMI TE RRETHUAR NGA UIJ NGA TE 4 ANET ME UIJ KEMI KERKUAR NDIM PER TE NA SJELL HAJE PER BAGETIN DHE CADRA KETU JEMI NE MESHIR TE ZOTIT NUK NA NDIMOJN"

Publié par Sali Berisha sur dimanche 3 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY