Dy elektriçistët e lënduar në Shkodër dërgohen për kurim në Itali, shpenzimet...

Dy elektriçistët e lënduar në Shkodër dërgohen për kurim në Itali, shpenzimet mbulohen nga OSHEE

142
0
Shares
Foto ilustruese

Dy punonjës të OSHEE pësuan dëmtime të rënda nga aksidenti i pak ditëve më parë në Shkodër, teksa punonin për riparimin e defekteve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga afër prej OSHEE, ndërsa ky organ ka marrë përsiper t’i dërgojë punonjësit për ndërhyrje të specializuar jashtë vendit. 46 vjeçari Afrim Halluni me funksion elektricist i linjave të tensionit të lartë dhe 30 vjeçari Erion Hafizi me funksion operator në nënstacionin Shkodra 1 do të nisen me avion special drejt spitalit “Sant Eugenio” të Romës. Kompania e shpërndarjes do të mbulojë financiarisht transportimin dhe kurimin e të dy të lënduarve, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme. Gjithashtu, OSHEE ka qëndruar pranë familjes së elektricistit Sabri Vlinga, i cili humbi jetën në krye të detyrës ndërsa punonte për riparimin e një defekti në fiderin e Roskovecit. Kompania ka vendosur të punësojë pranë OSHEE-së dega Fier bashkëshorten e të ndjerit, Mirelën. OSHEE do të paguajë plotësisht edhe pagesën e studimeve të vajzës së të ndjerit, Donaldës, e cila ndjek studimet për Financë-Bankë pranë Universitetit Europian të Tiranës. OSHEE, në njoftimin e sotshëm shprehet se ka një falënderim për të gjithë punonjësit që me sakrificë dhe në kushte të vështira atmosferike punojnë natë e ditë për garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY