FOTO GALERI/ E bujshme, Romela Begaj nderon Shqipërinë pas 45 vitesh, shpallet...

FOTO GALERI/ E bujshme, Romela Begaj nderon Shqipërinë pas 45 vitesh, shpallet kampione bote

239
0
Shares

Peshëngritja ka treguar edhe njëherë që është sporti, që ngre në nivelin më të lartë vlerat e Shqipërisë, teksa pas 45 vitesh flamuri kuqezi është ngritur në podium në botërorin që po zhvillohet në SHBA. Romela Begaj pas 45 vitesh ka arritur t’i rikthejë Shqipërisë titullin e kampiones së botës në peshëngritje. Begaj fitoi medaljen e artë në shkëputje, ndërsa në dygarësh u rendit e dyta, pas kolumbianes Leidi Jesenia Solid Arboleda.

Në sitlin e shkëputjes Begaj kreu 3 prova të përkryera duke ngritur 107 kg (rekord personal), ndërsa në shtytje ngriti 125 dhe 128 kg (rekord personal), por kur provoi 131 kilogramët, nuk ia doli dhe pësoi një dëmtim serioz në shpinë, duke mbetur e shtrirë në tokë dhe duke u larguar me ndihmën e stafit të saj. Një sakrificë e madhe për Begajn, që kishte dhimbje që më herët, por tentoi të pamundurën, pasi në provën e fundit kërkoi të siguronte vendin e parë, që ia mori Solis Arboleda, e jashtëzakonshme në shtytje, me 135 kg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY