VIDEO/ Kaubojsi flet për “arrestimin” në Durrës dhe “zënkën” me Ramën

VIDEO/ Kaubojsi flet për “arrestimin” në Durrës dhe “zënkën” me Ramën

172
0
Shares

Disa javë më parë ish-deputeti Eduart Ndocaj u ndalua në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës. Ai kërkohej nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohej se nëpërmjet mashtrimit, i kishte vjedhur një shtetasi italian shumën prej 78.000 €.
Por, sot në “Xing me Ermalin”, ish-deputeti teksa fliste për votat që kishte marrë në Korçë në zgjedhjet e 25 qershorit tha se njerëzit mendojnë se iu duhet një deputet si ai dhe jo “banditë siç kishte Tahiri pas vetes”.
Pas kësaj deklarate të Ndocajt, Mamaqi i ka kujtuar ish-deputetit ndalesën që iu bë në portin e Durrësit. Por, ish deputeti u përgjigj me të qeshura duke thënë se ishte peshk i vogël dhe doli nga rrjeta.
“Është 4-vjeçari i peshqve të madhej, unë isha peshk i vogël dhe dola nga rrjeta.”

“Zënka” me Ramën
Gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, ish-deputeti Ndocaj foli edhe për politikë dhe marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.
Ndocaj tregoi arsyen se përse është zënë me Ramën teksa shtoi se nuk arritën të bëheshin dot kurrë miq.
“Unë dhe Rama teknikisht s’kemi qenë bashkuar kurrë, nuk u bëmë dot miq. Por, u zumë sepse mënyra që zgjodhi ai të bëhej politikë për qytetarët ishte totalisht e kundërt me atë që kishim premtuar në fushatë dhe aty plasi sherri”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY