Ironizon Kaubojsi: Gabimi im që s’u mora me hashash këto 3 vitet...

Ironizon Kaubojsi: Gabimi im që s’u mora me hashash këto 3 vitet e fundit

133
0
Shares

I ftuar sot në “Xing me Ermalin” është ish-deputeti Eduart Ndocaj i njohur edhe me nofkën “Kaubojs” për shkak të kapelës së kaubojsit që mbante gjithmonë edhe në ambientet e Kuvendit.
Këtë vit Ndocaj priti që të merrte një mandat në qytetin e tij, Lezhë, por nuk ndodhi dhe tani që nuk është më pjesë e Parlamentit, gjatë intervistës në “Xing me Ermalin”, ish-deputeti thotë se ka bërë vetëm një gabim.
“Gabimi im ishte se nuk u mora me hashash këto 3 vitet e fundit”, u shpreh Ndocaj.
Ndërsa moderatori Ermal Mamaqi ja ktheu… “Kujdes se the këto 3 vitet e fundit, tingëllon çik keq, ngjan sikur je marr me hashash para 3 vitesh”…
“Jo absolutisht, por me qenë se në politikë kam tash e 4 vjet”, u përgjigj ish-deputeti.
Ndocaj tha gjithashtu se edhe pse nuk është më deputet, ai mund të futet në Parlament duke u shprehur…
“Në atë parlament mund të hyjë kushdo. Është katandisur aq keq sa parlamenti është vendi i fundit ku njeriu do që të hyjë sot”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY