Pastrohet autostrada Tiranë – Durrës rikthehet qarkullimi normal i automjeteve

Pastrohet autostrada Tiranë – Durrës rikthehet qarkullimi normal i automjeteve

139
0
Shares

Pas normalizimit të situatës në autostradën Tiranë – Durrës qarkullimi i automjeteve ka vijuar në mënyrë normale. Aksi është pastruar nga të gjitha mbetjet që solli vërshimi i ujit mbrëmjen e së enjtes. Megjithatë është ende herët për bizneset e prekura të konfirmojnë bilancin e dëmeve materiale që kanë pësuar.
Qarkullimi i makinave ka vijuar në mënyrë normale pasi të gjitha mbetjet e sjella me rrymën e ujit janë zhvendosur nga rruga.
Në segmente të ndryshme mungojnë trafik-ndarëset të cilat janë çmontuar mbrëmjen e së enjtes për t’i hapur rrugë rrjedhës së ujit.
Ndonëse reshjet kanë ndaluar dhe situata duket e stabilizuar, bizneset që ndodhen në të dy kahet e autostradës ende nuk e kanë rinisur punën për shkak të dëmeve të mëdha që ata kanë pësuar në ato pak orë reshjesh. Bilanci i dëmeve ende nuk është bërë por ndërkohë prokuroria nisi një ditë më parë hetimet.
Ndërkohë ende nuk dihet se kur do nisin punimet për të rikthyer në normalitet superstradën ndërkohë që pritet të ketë edhe masa të tjera shtesë që situata të tilla të mos përsëriten më.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY