Për zgjidhjen e siutuatës së rëndë që është krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Jug të vendit, kanë ardhur ditën e sotme në ndihmë edhe ekipet kosovare të ndërhyrjes emergjente me ekspertë dhe bazë të mjaftueshme material.
Gjashtë njësi operacionale me 34 intervenues të rasteve emergjente, në mes tyre edhe tre ekspertë të reagimit në situata të tilla janë nisur drejt Shqipërisë, raporton Ora News. Destinaconi i parë i ekipeve kosovare si duket do të jetë Fieri, pasi atje situata është më e rënduar. Kështu deklaroi njëri nga ekspertët, Osman Qerreti.
Ekipi që u nis sot drejt territorit të Shqipërisë është formuar dhe trajnuar nga programi IPA dhe në bazë të kërkesave dhe nevojave intervenon në të gjithë Ballkanin. Nuk dihet se sa do të qëndrojnë këto ekipe në Shqipëri, por në raste se do të ketë nevojë, Kosova sërish ka kapacitete të mjaftueshme për ti ardhur në ndihmë popullatës shqiptare që po përballet me një situatë të pazakontë këto ditë./Oranews/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/