FOTO/ Baçi: Vjosa ka ‘pushtuar’ fshatrat në Levan të Fierit, banorët prej...

FOTO/ Baçi: Vjosa ka ‘pushtuar’ fshatrat në Levan të Fierit, banorët prej 2 ditësh të izoluar dhe pa energji elektrike

150
0
Shares

Banorët në fshatin Ferras në Njësinë Administrative Levan të Fierit vazhdojnë  të mbeten të izoluar ndërkohë që  niveli i ujit po rritet. Deputeti Luan Baçi tha se pavarësisht prezencës gjatë ditës së emergjencave civile, ushtrisë dhe bashkisë, tashmë në orët e pasdites banorët janë të izoluar dhe rrezikohen nga​ niveli i ujit.

Ai kërkoi ndërhyrje emergjente dhe mbajtje të situatës nën kontroll të vazhdueshëm nga strukturat e Emergjencës. “Banorët  e Ferrasit dhe fshatrave të njësisë Frakull, si Cervenë, Kashisht, etj, shprehën  shqetësimin se gjenden të izoluar dhe kanë nevojë për ndihmë”, tha ai.

Baçi gjithashtu nënvizoi se paraqet rrezik dhe zona e Pojanit, ku ka filluar të rritet niveli i ujit dhe bëri apel për sigurinë e jetës së  njerëzve e të garantohet një orë e më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY