Shqipëria e përmbytur, Kryemadhi: Qeveria të shpall menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme

Shqipëria e përmbytur, Kryemadhi: Qeveria të shpall menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme

105
0
Shares

Situata e rënduar nga përmbytjet në vend ka sjellë edhe reagimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Me anë të një deklarate Kryemadhi shprehet se LSI është pranë familjeve që po përballen me këtë situatë të vështirë dhe kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Deklarata e Monika Kryemadhit: Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë. Solidaritet me të gjithë të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.

Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.

Koha nuk pret!

Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY