Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe dhuron 1500 £ për të prekurit...

Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe dhuron 1500 £ për të prekurit nga përmbytjet

174
0
Shares

Dhoma Britanike e Tregtisë ju vjen menjëherë në ndihmë qytetarëve që u prekën nga fatkeqësia natyrore e dy ditëve të fundit duke kontribuar direkt një shumë financiare prej 1500 Pound. Dhoma i bën apel të gjithë anëtarëve të saj si edhe tërë komunitetit të biznesit dhe atij shqiptar kudo që ndodhet për të kontribuar në këto ditë të vështira për fëmijët dhe të moshuarit të dëmtuar nga kjo fatkeqësi.
Një apel i veçantë i drejtohet bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë dhe shqiptarëve që banojnë jashtë trojeve të tyre, për të ju gjetur pranë vëllezërve dhe motrave të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e madhe në Londër do të nis sensibilizimin direkt të popullit britanik dhe komunitetit shqiptar që jeton në Britani për të dhënë kontributin e tyre modest.
Dhoma do të organizojë hapjen e llogarive bankare të dedikuara vetëm për mbështetjen e të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore në Londër si edhe në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY