Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve e brendshme të partisë LIBRA, proces i zhvilluar në mënyrë elektronike. Ben Blushi është zgjedhur kryetar i kësaj force politike me 95% të votave, ndërsa Neritan Seferkolli ka marrë 5 % të votave.
Gjithashtu në zgjedhjet e brendshme të LIBRA-s janë zgjedhur dhe 30 anëtarët e kësaj partie.
“Zgjedhjet e brendshme të LIBRA-s sapo u mbyllën. Ishin një ushtrim i jashtëzakonshëm demokracie, unik në llojin e vet. I falënderoj të gjithë ata që më besuan. LIBRA është një mënyrë jetese”- ka shkruar Blushi pas mbylljes së procesit të votimit.
Më shumë se 8000 anëtarë të regjistruar në këtë forcë politike nga 1 nëntori 2016, patën mundësi të përzgjedhin kryetarin dhe bërthamën prej 30 anëtarësh të partisë përmes mënyrës elektronike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/