EMRI/ Sarandë, arrestohet doganieri i Qafë-Botës – U denoncua nga Berisha, Policia...

EMRI/ Sarandë, arrestohet doganieri i Qafë-Botës – U denoncua nga Berisha, Policia fshehu ngjarjen

450
0
Shares

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia, është arrestuar ditën e sotme nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Sarandë. Endri Dafa, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në doganën e Qafë-Botës, ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohej për shpërdorim detyre.
“Për shtetasin E. Dafa, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë me shkresën Nr. 1280/1 datë 22. 11. 2017, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se për këtë ngjarje, futjen e mallrave kontrabandë në doganë, janë shpallur në kërkim edhe doganieri Arjan Cane, dhe punonjësi i policisë D. L.
Ky i fundit akuzohet për vjedhjen e mallrave në furgonin që u kap kontrabandë.
Kjo ngjarje nuk është bërë publike asnjëherë, ndërkohë që vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ky doganier dhe rasti, u denoncua disa ditë më parë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa Policia e fshehur ngjarjen

Denoncimi i Sali Berishës në “Facebook”

Doganieret e Narkoshtetit te Norieges kalojne kamionin kontrabande dhe arratisen ne Greqi!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb

“Si kalove z.doktor?
Po ju bej me dije se dje kane kapur nje kamion me mallra kontraban ne aksin qaf-bot sarande.kamioni ka kaluar nga pika doganore qaf-bot.personi kryesore ne kete mega kotraban qe ka kohe qe vazhdon esht pergjesi i turnit endri dafa i cili ka nje ceshtje ende te pa mbyllur ne ne prokurorin e fierit me skandalin e naftes qe eshte bere publike nga criën axhens.endri gjithashtu esht miku i ngusht i mirjan priftit.gjithashtu i ndihmuar dhe drejtori i kufirit perparm xhafer i cili mer pjesen rregullisht nga endri dafa.gjithashtu dhe miku i ngusht i cakos.te pershendes!
Dhe dicka tjeter shum pikante,i qith turni i doganes qaf-bot jane aratisur ne greqi”.

“Mirdita.
Nje fakt shume i rende ne kufirin e doganes se Sarandes.
Policia e krimit ekonomik te Sarandes dje sekuestroi nje kamion plot me televizora kontrabande qe sapo u futen nga dogana e Q.Botes.
Kamioni i kaluar kontrabande nga doganieret e ndrikulles se doganave u kap ne flagrance.
Behet fjale per nje grup te organizuar dhe qindra miliona leke.
Por hetuesit e doganave duan ta mbyllin dhe ta fshehin kete fakt trondites ku kalon kamioni diten per diell pa asnje dokument.
Prokuroria po kerkon doganieret qe u arratisen menjehere ne token greke”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY