Skenar arratisje si në filma, shqiptarëve që ekzekutuan avokatin grek u dështon...

Skenar arratisje si në filma, shqiptarëve që ekzekutuan avokatin grek u dështon plani i arratisjes

206
0
Shares

Shqiptarët e akuzuar për vrasjen dhe porositjen e ekzekutimit të avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos, i cili u vra me një plumb në zyrën e tij kishin bërë plan që të arratiseshin nga burgu. Mediat greke raportojnë se ka qenë dëshmia e një personi që kishte dijeni për planin e shqiptarëve, që ka bërë të mundur zbulimin në kohë të planit të arratisjes. Dëshmitari ka hedhur në erë një skenar arratisjeje që i përngjan atyre të filmave hollivudiane. Plani i arratisjes ishte mirëmenduar prej shqiptarëve, teksa kishin planifikuar që njëri prej të arrestuarve do të pinte një sasi medikamentesh dhe do të provokonte vetëhelmim, duke nxjerrë shkumë nga goja. Në momentin që do ta dërgonin në spital për kurim, pjesa tjeter e grupit, bashkepunetore te jashtem, do te leshoheshin ne sulm ndaj oficereve qe e shoqeronin ate ne spital dhe do te ndihmonin ne arratisjen e tij. Nuk përmendet se cili shqiptar do të kryente këtë pjesë të skenarit të arratisjes, por pas krimit të ndodhur në Athinë, në pranga përfundoi Mikel Brahimaj, që e pranoi vrasjen, duke treguar se donte vetem ta trembte dhe jo ta ekzekutonte, por dicka nuk shkoi mire dhe avokati vdiq me nje goditje plumbi. Pas tij, u tha se fshiheshin tre porositës po shqiptarë që vuajnë dënimin në një nga burgjet greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY