VIDEO/ Basha: Rama-Xhafaj kapin 130 gr drogë, Greqia kap 1.6 ton drogë...

VIDEO/ Basha: Rama-Xhafaj kapin 130 gr drogë, Greqia kap 1.6 ton drogë se nuk përfshihet në operacion policia shqiptare

109
0
Shares

Lufta e qeverisë kundër krimit dhe drogës ka qenë kryefjala e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në akuzat që ai lëshoi në drejtim të kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit.  Sipas Bashës, Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk po e luftojnë trafikun e drogës dhe krimin, por po luajnë teatër në këtë drejtim. Kreu i opozitës theksoi se autoritetet greke arritën të kapnin gomonen me 1.6 ton drogë, vetëm pasi vendosën të mos njoftonin autoritetet shqiptare për operacionin. Sipas Bashës, nëse do të ishin njoftuar autoritetet shqiptare operacioni nuk do të mund të zhvillohej, pasi lajmi do kishte mbërritur sa hap e mbyll sytë tek trafikantët e drogës. “Këto dy javë treguan dhe diçka shumë të rëndë: Edi Rama dhe Fatmir Xhafa nuk mund të luftojnë ligjin. Policia e Edi Ramës ka kapur vetëm dy fshatarë me 130 gr marihuanë që u përpoqën t’i shisnin si koka trafiku droge, duke arrestuar dhe disa gra në Shkodër për prostitucion. Policia e Xhafajt është riaktivizuar duke zëvendëusar luftën kundër krimit me teatër. Shfaqja më e shëmtuar ishte lotaria për shoferët dhe videoklipi i festës. Kur Rama ishte i zënë duke bërë videoklipet, shpërthen makina në Vlorë dhe bëhet luftë mes bandash. Grupet kriminale vazhdojnë pa i hyrë gjemb në këmbë, trafikun e drogës. Policia greke e tha qartë se skafi me 1.6 ton drogë u kap vetëm kur ata vendosën të mos njoftonin autoritete shqiptare, vendosën të mos njoftonin këtë. Droga nuk ka mbaruar. Krimi nuk ka mbaruar. Shteti dhe qeverisja e Edi Ramës kanë mbaruar.  Kambanat e alarmit bien anembanë Europës, Edi Rama vazhdon të drejtojë gishtin nga opozita”, u shpreh Basha.

Drejpërdrejt nga Kuvendi.

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 30 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY