Shqiptari i rrezikshëm kapet në Itali, kërkohej nga drejtësia franceze

Shqiptari i rrezikshëm kapet në Itali, kërkohej nga drejtësia franceze

112
0
Shares
Foto Ilustruese

Në Bolonja të Italisë, policia ka arrestuar një 32 vjeçar shqiptar pasi për të ekzistonte një mandat arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet franceze. Shqiptari me inicialet R. V., tërhoqi vëmendjen e patrullës së policisë për shkak të qëndrimit të dyshimtë gjatë kontrolleve rutinë në një zonë të qytetit. Policët iu afruan makinës së tij, Volksëagen Golf, dhe i kërkuan dokumentet, që u verifikuan në databazën e policisë. Pas verifikimit, rezultoi që për shqiptarin me inicialet R. V. kishte një mandat arresti nga Franca dhe kërkesë ekstradimi për krime kundër pronës. Pas marrjes në stacionin e policisë, shqiptarit iu morën shenjat e gishtave dhe rezultoi se ai ishte person me shumë precedentë penalë. Tani ai gjendet në qeli në Reggio Emilia, në pritje të ekstradimit në Francë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY