VIDEO/ Berisha: Kumbari kanabist Edi Rama për shkak të hipotekës dhe dosjeve...

VIDEO/ Berisha: Kumbari kanabist Edi Rama për shkak të hipotekës dhe dosjeve të rënda u dorëzua përpara Saimir Tahirit

143
0
Shares

Në senacën plenare të ditës së sotme mori fjalën e tij edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai denoncoi sërish lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar dhe drogën, por theksoi se qeveria iu bë parzmore mbrojtëse Saimir Tahirit, pasi janë të gjithë të përlyer në pazaret e drogës. “Në morin e cështjes dhe vendime e kanë dhe do ta kenë ato që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, çështjen e sigurisë së njerëzve. Në këtë konktekst problemet madhore të dala në skenë muajt e fundit zbehin dhe bëjnë të parëndësishme shumë e shumë të tjera. Sot, nga të katërta anët e botës, mediat më të mëdha dhe serioze denoncojnë atë, që njihet në politologji si narko-shteti. Të parin e ndërtoi Manuel Noriega në Panama. Të dytin e këtij lloji e ndërtoi pas 30 vitesh Edi Rama në zemër të Europës. Opozita bëri shumë për të denoncuar, për të parandaluar instalimin e narko-shtetit në Shqipëri, por natyrisht arkitekti i narko-shtetit Edi Rama filloi projektin e shndërrimit të Shqipërisë në shtetin e drogës që kur ishte në opozitë. Në vitin 2016 arriti që sipas kësaj politike të mbjellë 219 mijë hektar kanabis sipas autoriteteve italiane. Statistika të tjera thonë 8 milionë. Narko-shteti doli në pah nga dosja e prokurorit të antimafias së Italisë, i cili faktoi se ministri i Brendhshëm ishte promotor kryesor i trafikut të drogës në Shqipëri. Dosja italiane nuk e citonte Edi Ramën, por atë e citoi dhe akuzoi vetë Edi Rama , kur u bë parzmore e atij që shteti dhe Kushtetua i kishin ngarkuar luftën kundër trafiqeve dhe narkotrafiqeve. Edi Rama për shkak të hipotekës dhe dosjeve të rënda u dorëzua përpara Saimir Tahirit”, tha Berisha.

Fjala e deputetit Sali Berisha në Kuvend.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur jeudi 30 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY