FOTO/ Zbulohet identiteti i ‘bosit të madh’ shqiptar që drejtonte trafikun e...

FOTO/ Zbulohet identiteti i ‘bosit të madh’ shqiptar që drejtonte trafikun e kokainës në Breshia, ja emri

334
0
Shares

Banda e trafikut që u shkatërrua në Breshia, e që trafikonte marijuanë nga Shqipëria dhe kokainë nga Holanda ka pasur në krye të saj një ‘bos’ shqiptar. Këtë e kanë konfirmuar autoritetet italiane, ndërsa identiteti i tij është zbuluar mëngjesin e sotëm nga mediat e vendit fqinj. Ato shkruajnë se koka e grupit është Neroid Shuhani, 38 vjeç, ndërkohë që krahu i tij i djathtë është 51 vjeçarja italiane Daniela Boniotti nga Breshia. Në operacionin e djeshëm në Breshia u arrestuan 14 persona, mes tyre 12 shqiptarë, ku ndër ta janë identifikuar Luan Shuhani, vëllai i drejtuesit Neroid Shuhani, dhe Robert Kasemi, nipi i tij. Kjo organizatë kriminale importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleve dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY