VIDEO/ “Bëni gati valixhet se do t’iu shporrim”, Noka ironizon Ramën: Kush...

VIDEO/ “Bëni gati valixhet se do t’iu shporrim”, Noka ironizon Ramën: Kush iu bë grua Bilalit në Amerikë?

214
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetari i Komisionit të sigurisë, Flamur Noka në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për lidhje me krimin dhe drogën dhe grabtijen e pronave. Ai është ndalur tek raportet e ndërkombëtarëve për drogën duke theksuar se shumë shpejt kësaj qeverie do t’i vijë fundi. “Rrëzimi juaj shumë shpejt do të bëhet realitet, sepse keni ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës. Ndërkombëtarët thonë se një qeveri që ka ardhur në pushtet me 20% të votave të blera nuk mund të qëndrojë më. Bëni gati valixhet, sepse do t’iu shporrim”, tha Noka. Duke marrë shkas nga akuzat e opozitës për kontratat e lobingut të Partisë Demokratike, Noka iu rikthye çështjes së pagesës 80 miëj dollarë tek biznesmeni Bilal Shehu, të kryeministrit Edi Rama për një foto me Presidentin amerikan Obama. “Po të merresh me të mbyturin rrezik mbytesh. Bilalit kush ju bë grua në Amerikë. Bilalit kush i dha para, ku u gjetën ato para. Merruni pak me Bilalin pastaj ejani tek ne”, deklaroi Noka.

Fjala e deputetit Flamur Noka në Kuvend.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur jeudi 30 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY