ÇUDIA/ Francë, futbollisti harrohet në stadium pas ndeshjes

ÇUDIA/ Francë, futbollisti harrohet në stadium pas ndeshjes

171
0
Shares

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në Francë. Pas përfundimit të ndeshjes mes Strasbourg dhe Caen, e cila përfundoi në barazim 0-0, futbollisti afrikan, Ismael Diomande u harrua në stadium.
Diomande u bë gati për tu larguar nga stadiumi, por si për çudi ai e gjeti veten bosh në stadium pasi mësoi se skuadra u nis për në aeroport.
Lojtari u la pas nga autobusi i Caen pasi presidenti kishte vendosur që të merrte avionin bashkë me skuadrën menjëherë pas ndeshjes. Diomande nuk e kishte parë mesazhin se autobusi u nis drejt e në aeroport, por qëndroi me sulmuesin e Strasbourg për një bisedë, shkruan “The Sun”.
Futbollisti 25-vjeçar foli për radion RMC.
“Dola jashtë por nuk e pashë autobusin, por nuk më kapi paniku. Fatmirësisht avioni nuk u nis pa mua”, deklaroi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY