DËSHMIA/ Tërhiqet nëna e vajzës: E shfrytëzoi si prostitutë, por tani janë...

DËSHMIA/ Tërhiqet nëna e vajzës: E shfrytëzoi si prostitutë, por tani janë fejuar

125
0
Shares

Nëna e vajzës S. T., e cila shfrytëzohej për prostitucion nga i fejuari, ka habitur oficerët e Policisë Gjyqësore në dëshminë e dytë për rastin.
Fillimisht ka qenë ajo që ka bërë kallëzim, më 10 maj 2015, për të fejuarin e vajzës së saj duke u shprehur e alarmuar, por kur është marrë në pyetje për herë të dytë, ajo është tërhequr.
Ajo është marrë në pyetje sërish më 24 korrik 2015 dhe sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, ajo ka theksuar se ka rënë dakord me familjen e Albi Sh., dhe se ata janë fejuar duke vendosur të largohen në Itali.
Nëna pranon se Albi Sh., e ka shfrytëzuar S. T., për prostitucion para se të bëhej kallëzimi, por tashmë “ajo nuk dyshon për një veprimtari të tillë në Itali, pasi i konsiderojnë të fejuar”.
Gjithashtu, ajo ka thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore se për çështjen në fjalë ka biseduar me prindërit e Albi Sh., dhe se këta kanë folur vetë me të pandehurin. Sipas nënës së S. T., prindërit e të pandehurit e kanë siguruar atë se Albi Sh., është i penduar për veprimet që ka bërë dhe se u ka premtuar se nuk do ta përsërisë më të njëjtën gjë.
Madje, nëna e viktimës ka kërkuar nga prokurorët që të mos ndiqet më kjo çështje. Kjo gjë i ka habitur prokurorët, të cilët kanë pasur një deklarim tjetër të nënës së viktimës së prostitucionit.
Në deklarimin e parë, ajo shprehej e shqetësuar, duke thënë se vajza dhunohej dhe përdorej si prostitutë nga i fejuari i saj dhe për këtë arsye ajo ishte detyruar që ta largonte edhe nga shkolla. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY