DETAJE/ Plagosja e policit, autorët i thanë “spiun” para se t’i vinin...

DETAJE/ Plagosja e policit, autorët i thanë “spiun” para se t’i vinin pistoletën në kokë

228
0
Shares
Daniel Manushi

Zbulohet dinamika e plagosjes së policit të komisariatit nr. 1 në Tiranë, Ermal Bregu, mbrëmjen e së martës në zonën e njohur si “Parku ” në kryeqytet.
Sipas TV Klan, Ermal Bregu, efektivi 33-vjeçar në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.
Ai ka hyrë në një nga lokalet e zonës ku është përballur sërish me Daniel Manushin. Ai e ka fyer duke e thirrur “spiun” për shkak të detyrës që ka. Mes tyre ka nisur fillimisht një përballje verbale dhe më pas fizike që ka vijuar në rrugë. Në një moment 23-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë dhe ia ka vënë në kokë policit.
Ai e ka shmangur drejtimin e armës që është shkrehur 2 herë. Efektivi i policisë u plagos në dorë dhe në bark, por pas transportit në spital është jashtë rrezikut për jetën. 2 të rinjtë janë shpallur në kërkim dhe nuk gjenden prej mbrëmjes së të martës.
Autori i dyshuar i plagosjes është Daniel Manushi. I riu 23-vjeçar është shpallur në kërkim bashkë me një shokun e tij i cili akuzohet si bashkëpunëtor.
I riu figuron kontingjent kriminal në skedarët e policisë së Tiranës. Manushi, me nënshtetësi gjermane njihej si problematik në zonë. 2 ditë përpara ngjarjes ai ishte përplasur me efektivin e policisë që banon në atë zonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY